Crystal Palace fiton për herë të parë FA Cup, mposht Manchester City në një finale emocionuese

Crystal Palace ka shkruar historinë në futbollin anglez duke fituar për herë të parë FA Cup. Në një finale dramatike në Wembley, skuadra e drejtuar nga Oliver Glasner arriti të mposht Manchester City-n me rezultat 1-0. Golin e vetëm dhe vendimtar e shënoi Eberechi Eze në minutën e 16-të, me një goditje fluturimthi pas asistit të Muñoz.
Manchester City pati një mundësi të artë për të barazuar në minutën e 36-të, por Omar Marmoush humbi një penallti vendimtare. Kjo fitore e Crystal Palace shënon një moment historik për klubin, ndërsa City përfundon sezonin me vetëm Community Shield si trofe, nën pritshmëritë e tifozëve dhe analistëve.