Slot Thailand
Slot Thailand
Toto Macau
Slot88
Slot Ovo
Slot Ovo
Anti Rungkad
Depo Slot
Slot Jp
Slot Zeus
Mpo Slot
Daçiq do të kthehet në postin e kryeministrit në Serbi!? - Koha News
Daçiq do të kthehet në postin e kryeministrit në Serbi!? 1

Kryeministrja Ana Brnabiq prej ditësh ka thënë se është e gatshme të japë dorëheqjen dhe nëse kjo ndodh realisht, ministri i Jashtëm dhe kreu i SPS-së, Ivica Daçiq është në garë për pasardhësin e saj, mëson Nova.rs.

Mbase do ta marrim vesh sonte se kur do t’i drejtohen publikut presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe Ana Brnabiq.

Vuçiq dhe Daçiq kanë pasur një takim dje, të cilin presidenti i SPS-së e ka vlerësuar si “shumë të mirë”. Të dy kanë ndarë informacionin për atë takim në Instagram.

“Uniteti kombëtar dhe stabiliteti politik janë interesat më të rëndësishme kombëtare dhe shtetërore. Bisedë shumë e mirë me presidentin Aleksandar Vuçiq”, ka shkruar Daçiq në Instagram.

Vuçiq tha se ka pasur një bisedë me kreun e SPS-së “për të ardhmen e Serbisë, planet, programet dhe masat e përbashkëta”.

“Nesër mbrëma do të prezantojmë një pjesë të asaj për të cilën kemi punuar shumë për javë të tëra”, tha ai.

By vull