Koha News

Ke Çfarë Lexon!

Daçiq: Serbia arriti të mbrojë interesat e saj nacionale në Ohër

1 min read

Ministri i Punëve të Jashtme Ivica Daçiq tha se “në takimin në Ohër, Serbia arriti të mbrojë interesat e saj nacionale me politikën e mençur të presidentit Aleksandër Vuçiq” dhe shtoi se “Serbia duhet të zhvillojë dialog dhe të normalizojë marrëdhëniet me Prishtinën, duke iu përmbajtur linjat të kuqes ”, tha korrespondenti i AIGJ-së nga Beogradi.

Daçiq tha për TV Pink se të shtunën në takimin në Ohër, gjithçka është bërë në përputhje me politikën shtetërore të Serbisë dhe sigurimin e rrugës së saj të mëtejshme evropiane.

Verified by MonsterInsights