Danimarka e shqetësuar për situatën e sigurisë në Detin Baltik
1 min read
Ministri danez i Mbrojtjes Morten Bodskov tha sot se ka arsye për t’u shqetësuar për situatën e sigurisë në rajonin e Detit Baltik, duke përmendur si shembullin e fundit sabotimin e dyshuar të dy tubacioneve të gazit Nord Stream.
“Rusia ka një prani të konsiderueshme ushtarake në rajonin e Detit Baltik dhe ne presim që ata të vazhdojnë të tundin armët e tyre”, tha Bodskov në një deklaratë pas një takimi me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg në Bruksel.
Nord Stream AG, operatori i rrjetit të gazit, njoftoi dje se tre linjat bregdetare të sistemit të gazsjellësit Nord Stream pësuan dëme “të paprecedentë” në vetëm një ditë, njoftoi Tanjug.
Më herët sot, Ministrja e Jashtme suedeze Ann Linde konfirmoi se rrjedhjet e gazit nga gazsjellësit Nord Stream 1 dhe Nord Stream 2 janë shkaktuar nga shpërthime.
Ajo shtoi se “mbledhja e informacionit vazhdon” dhe se “asnjë shkak, aktor apo motiv nuk është përjashtuar”.