Deklarata | Latifi e Tamba komentojnë titullin kampion

Dy autorat e golave në fitoren 2:1 të Shkëndijës ndaj Rabotniçkit, Liridon Latifi e Fabrice Tamba pas ndeshjes së xhiros së 31-të të LPFMV para mediave nuk kanë fshehur kënaqësine e tyre për fitimin e titullit kampion.
…mbyllet gara për titull…
Liridon Latifi: “Vërtet e veçantë, pasi ka qenë një vit shumë me vuajtje dhe një kampionat shumë i vështirë për neve që në fund arritëm ta mbyllim si kampion. Ky është viti im i pestë që shpallem kampion, por ky është një nga vitet më emocional për mua dhe më të vështira më të thënë të drejtën. Kam pasur një periudhë që nuk kam mundur të jap shumë për ekipin në fillim kur kam ardhur, pasi ashtu ishin rrethanat, por pastaj dalë ngadalë e kam marrë veten dhe jam shumë i kënaqur që në fund të kampionatit i kam ndihmuar skuadrës me gola të rëndësishëm.”
Fabrice Tamba: “Në radhë të parë nuk kam fjalë për të përshkruar kënaqësinë që ndjej tani, sepse ditët e fundit ishin shumë stresuese, e dini. Dhe sot ne e arritëm atë. Sigurisht, jam shumë i lumtur, sepse është trofeu im i parë në karrierë dhe nuk kam fjalë të sqaroj si ndihem tani. Jam shumë, shumë i lumtur që jam këtu tani, ekip i madh, performansë e madhe dhe si që thash në dy ndeshjet e fundit duhej të dalim kampion, por nuk i’a dolëm. Por, sot ne e bëmë atë. Mendoj më e rëndësishme sot është se ne jemi kampionë.”
…forma personale…
Liridon Latifi: “Nëse nuk kishte punu stafi me mua në mënyrë intenzive dhe nëse nuk kisha punuar unë në 100% me qenë i fokusuar te rikthimi dhe te forca jem, normalisht që nuk kishte qenë e mundur, por të gjithë më kanë ndihmuar, duke i falenderuar prej stafit, bashkëlojtarëve të cilët kanë pasur durim tek unë, dhe besoj që në fund i kam shpërblyer. Ua urojë të gjithëve titullin e kampionit, të gjithë tifozerisë tetovare dhe “Ballistëve” që janë të mrekullueshëm.”
…moment i paharrueshëm…
Fabrice Tamba: “Sigurisht, pasi ju kurrë nuk e harroni trofeun e parë, herën e parë se harron kurrë. Sigurisht unë kurrë nuk do ta harroj këtë moment, kurrë nuk do ta harroj Shkëndijën, sepse ju kurrë se dini, ndoshta unë do të fitoj më shumë tituj, ndoshta jo. Ndoshta është trofeu im i parë dhe i fundit. Por, sigurisht unë jam optimist, mendoj se do të fitojë shumë, shpresoj kjo do të ndodh me këtë klub, por sigurisht si që ju thash nuk gjej fjalë të përshkruaj kënaqësinë që ndjej sot.”
…dy fjalë për Latifin…
Fabrice Tamba: “Unë jam shumë i lumtur, unë luaj me Latifin, Besartin. Lojtarë të mëdhenj, ata kanë luajtur me ekipe të mira, ata kanë arritur gjëra të mëdha dhe unë sot jam kampion me ata. Sigurisht, jam krenar! Jam i ri, ata janë më të vjetër se unë dhe sot të jem kampion me ta është privilegj i madh. Edhe nëse nuk do isha kampion, unë isha i lumtur ditë e fundit, unë jam i lutmur që kur kam arritur këtu, sepse e ndaj fushën me ato. Janë më të vjetër se unë, ata më kanë ndihmuar duke më dhënë këshilla. Dhe sot gjëja e vetme që sot mund të them është falënderit tyre, faleminderit gjithë juve, faleminderit të gjithë qytetit, gjithë Shkëndijës. Sigurisht si që ju thash nuk gjej fjalë për të përshkruar mjaftueshëm çka ndjej tani.”
…Tamba…
Liridon Latifi: “Lojtar shumë i mirë, eksploziv. Shpresoj që të na ndihmojë edhe vitet e ardhshme në Shkëndijë.”
…thirrje publikut…
Fabrice Tamba: “Sigurisht i ftojmë tifozët më 18 maj të festojmë. Ne duhet të festojmë.”
Liridon Latifi: “Normal, i thërrasim të gjithë të vinë me ne të festojmë, ta bëjmë një festë të madhe ku shpresoj të dalim të kënaqur gjithë.”