Shkup, 21 shtator 2023
Ministria e Shoqërisë Informatike dhe e Administratës, sot ishte nikoqire e delegacionit të biznesit nga Republika e Sllovenisë. Gjatë zhvillimit të takimit, ministri Azir Aliu theksoi projektet dhe sfidat me të cilat përballet Republika e Maqedonisë së Veriut në sferën e digjitalizimit, teknologjisë informatike, administratës dhe mediave.
,,Ne, si dy shtete veçmë po bashkëpunojmë në lloje të ndryshme të projekteve në sferat me interes. Më vjen mirë që jam nikoqir i delegacioninit të përbërë nga biznesmenë dhe ekspertë të IT-së, të cilët prezantuan potencialin e Republikës së Sllovenisë dhe mundësitë e bashkëpunimit me MSHIA-në dhe institucionet e tjera shtetërore. Si ministri, jemi duke implementuar procese dhe strategji që tani më i ka implemetntuar Sllovenia”, theksoi ministri Aliu.
Sipas Otmar Zorn – Përfaqësues i delegacionit të Sllovenisë, është shprehur interesim serioz për të bashkëpunuar me institucionet dhe me kompanitë nga Republika e Maqedonisë së Veriut, në kontekst të shkëmbimit të zgjidhjeve të TI-së, digjitalizimit, përmirësimit të kapaciteteve administrative dhe mbështetjes së projekteve të ndërlidhura me mediat.
Delegacionin nga Sllovenia e përfaqësonin biznesmenë nga kompanitë: Sfera IT, A-soft company, Actual IT, Interexport dhe CargoX. Në takim morën pjesë edhe përfaqësues nga Ministria e Shëndetësisë, me të cilën ekzistojnë potenciale serioze për shkëmbimin e njohurive dhe zgjidhjeve të IT-së, si dhe bashkëpunimit në projekte të ndryshme.
Me delegacionin slloven, ishte i pranishëm edhe ish-ministri i Arsimit, Shkencës dhe Sportit – Jernej Picalo, i cili ndau përvojën e tij në sferën e digjitalizimit dhe administratës publike dhe mbi të gjitha strategjitë për edukimin e popullsisë për epokën digjitale.
Pas këtij takimi, delegacioni i Sllovenisë kishte edhe disa takime biznesi me kompanitë e vendit.