DELEGACIONI I LARTË I RIJASETIT TË BASHKËSISË FETARE ISLAME TË RMV – së QËNDROI PËR VIZITË NË MUFTININË E BFI – TETOVË

Më 24 Ramazan / 24 Mars (e hënë), delegacioni lartë i komisionit qendrorë të Rijasetit të Bashkësisë Fetare Islame të RMV – së, i kryesuar nga bartësi më i lartë i jetës fetare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, vizitoi xhematin e Muftinisë së BFI – Tetovë.
Komisioni i mirëpritur nga Muftiu i Tetovës, Dr. Hfz. Selver ef. Xhemaili me bashkëpunëtorët e tij,u solidarizua në iftar me studentët e qytetit, të organizuar nga Muftinia e Tetovës dhe të udhëhequr nga humanisti dhe aktivisti Hoxhë Nuhi ef. Ganija.
Muftiu shprehi falenderimet e tija të sinqerta në drejtim të Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai për angazhimin e tij të vazhdueshëm dhe të palodhshmëm për të qenë gjithmonë afër besimtarëve e në veçanti përgjatë Muajit të Bekuar të Ramazanit.
Komisioni përcolli mesashet e Ramazanit dhe përshëndetjet e Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai në Xhamitë si vijon:


















Muftiu i Muftinisë së BFI – Tetovë Dr. Hfz. Selver ef. Xhemaili, falenderoi Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai si dhe gjith delegacionin e Bashkësisë Fetare Islame të RMV – së për angazhimin dhe gatishnërinë e tyre për të qenë gjithmonë afër besimtarëve të vendit, duke e lutur Allahun e Lartmadhëruar që t’i shpërblejë me begati të pakufishme.
Krejt në fund Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai në emrin e tij personal si dhe në emër të anëtarëve të delegacionit, shprehi mirënjohje për mikpritjen fisnike.
Bashkësia Fetare Islame e RMV – së në mesin e besimtarëve!