Demant nga Driton Nebiu rreth spekulimeve

SQARIM RRETH SPEKULIMEVE
📌Me përgjesinë më të lartë morale dhe ligjore
Informoj qytetarët që nga koha e emrimit tim drejtor në Agjencinë për menaxhimin e pronës së konfiskuar me datë 09/03/2023 deri në fund të periudhës sa menaxhoja me institucionin me dateëë 30/09/2024 janë arkëtuar gjithsej 164,000,000 denarë ose 2,666,000 milion euro, edhe atë 75,000,000 denarë në vitin 2023 dhe 89,000,000 denarë në vitin 2024!
📌E tërë vlera e arkëtuar nga ana e agjencisë është transferuar në buxhetin e shtetit gjë që mund të dëshmohet nga dokumentet e Agjencisë!
📌Për menaxhimin e mjeteve të Agjencisë para kohës që une isha drejtor lus të gjithë të interesuarit që të drejtohen tek Agjencia për menaxhimin me pronën e konfiskuar!
Driton Nebiu, ish drejtor i Qendrës për menaxhim me pronën e konfiskuar