Ministria e Punëe të Brendshme rreptësisht i demanton gënjeshtrat e publikuara nga ana e partisë VMRO-DPMNE për ndikimin e drejtorit të Byrosë për Siguri Publike, Sasho Tasevski në rastin e nëpunësit policor të sulmuar, dhe për kinse involvim të djalit të tij. Bëhet fjalë për dezinformatë klasike. Nuk ka pasur asnjë ndikim dhe askush nuk mund të bëjë një gjë të tillë, as nuk ka qenë i involvuar djali i drejtorit të BSP-së. Përkundrazi, e vërteta është se më datën 3 qershor rreth orës 01:45 minuta në objekt gastronomik në Parkun e Qytetit në Shkup kishte edhe një nga një numër i madh i aksioneve të suksesshme të policisë. Nga liria janë privuar tre persona dhe janë gjetur dhe sekuestruar materie në gjendje pluhuri dhe marihuanë, kurse personat do të përgjigjen para ligjit edhe për sulm ndaj nëpunësit policor i cili ka kryer detyra zyrtare. Ngjarja është evidentuar në mënyrë adekuate dhe e njëjta është publikuar në buletinin e ngjarjeve ditore të cilin MPB-ja për çdo ditë e publikon.
MPB-ja vazhdon me luftën e pakompromis kundër çdo lloj të kriminalitetit, të cilën e dëshmojnë edhe statistikat për kriminalitet të zvogëluar për shkak të punës policore të mirë. Edhe në periudhën e ardhshme policia do të vazhdojë me të njëjtin përkushtim, e tërë kjo në interesin e sigurisë së qytetarëve, edhe përskaj asaj se është e qartë se rezultatet dikujt i pengojnë dhe detyrohet të shërbehet me gënjeshtra dhe dezinformata.