Slot Thailand
Slot Thailand
Toto Macau
Slot88
Slot Ovo
Slot Ovo
Anti Rungkad
Depo Slot
Slot Jp
Slot Zeus
Mpo Slot
Dëme të vogla nga tërmeti në Rumani - Koha News
Dëme të vogla nga tërmeti në Rumani 1

Tërmeti me magnitudë 5.7, i cili goditi sot Rumaninë dhe u ndje nga banorët e Evropës Lindore, shkaktoi pak dëme në zonën epiqendrore, njoftoi agjencia e lajmeve France Press.

Shërbimet e urgjencës rumune kryen një inspektim të terrenit në qytetin Targu Jiu dhe zonën përreth, pas thirrjeve se kishte çarje në disa ndërtesa, por konstatuan vetëm dëmtime të vogla.

Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së deklaroi se tërmeti ndodhi në Gorge County, në një thellësi shumë të cekët prej 10 kilometrash nën sipërfaqe. Ai u pasua nga dy tërmete më të dobëta me magnitudë 3.9 dhe 3.3 ballë.

Kjo është dita e dytë radhazi me tërmete në Rumani. Një tërmet me magnitudë 5.2 ka ndodhur dje në afërsi të qytetit Drobeta-Turnu Severin pranë hidrocentralit Gjerdap në Danub.

Rumania ndodhet në një zonë tërmetesh dhe është një nga vendet evropiane më të prirura ndaj tërmeteve. Në një tërmet të madh në Bukuresht në vitin 1977 mbi 1570 njerëz vdiqën dhe mbi 11 mijë u plagosën. Një pjesë e madhe e Bukureshtit u rindërtua pas tërmetit, por me cilësi dukshëm më të mirë.

By vull