Deputetët betohen nesër – Kuvendi zgjedh kryetarin dhe nënkryetarët

Kuvendi i Kosovës do të mbajë nesër, të martën, seancën konstituive në sallën plenare, me fillim nga ora 10:00. Seanca shënon nisjen zyrtare të punës së legjislaturës së re, ndërsa në rend dite janë disa pika kyçe që do të përcaktojnë strukturën udhëheqëse të Kuvendit.

Sipas njoftimit zyrtar, në rend dite janë:

  • Formimi i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe mandateve të deputetëve,

  • Betimi i deputetëve të rinj,

  • Zgjedhja e kryetarit të Kuvendit,

  • Zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit.

Pritet që zgjedhja e kryetarit të Kuvendit të jetë një ndër momentet më të diskutuara, për shkak të peshës politike që ka kjo pozitë në jetën institucionale të vendit.

Kuvendi fton të gjithë deputetët e zgjedhur të marrin pjesë në këtë seancë të rëndësishme, e cila do të përcaktojë drejtimin institucional për katër vitet e ardhshme.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights