Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

Deputeti Halil Snopçe duke mbikëqyrë zgjedhjet parlamentare në Bosnjë e Hercegovinë

1 min read

Deputeti Halil Snopçe, anëtar i Delegacionit në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së (AP e OSBE) merr pjesë në Misionin e AP-së së OSBE-së për mbikëqyrjen e zgjedhjeveparlamentare në Republikën e Bosnjë e Hercegovinës, të cilat do të mbahen më 2 tetor
2022.

Misioni i AP-së së OSBE-së përbëhet nga parlamentarë nga vendet pjesëmarrëse të OSBE-së, të cilët janë vendosur për të mbikëqyrur zgjedhjet e përgjithshme në kryeqytetin Sarajevë, si dhe në rajonet e tjera. Mbikëqyrësit e AP-së së OSBE-së punojnë ngushtë me kolegët nga Zyra e OSBE-së për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (OSBE/ODIHR) dhe Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës, AP e NATO-s dhe Parlamenti Evropian. Misioni ndërkombëtar i mbikëqyrjes së zgjedhjeve në Bosnjë përfshin mbi 180 mbikëqyrës.

Asambleja Parlamentare e OSBE-së përbëhet nga 323 parlamentarë nga 57 vende nga Evropa, Azia Qendrore dhe Amerika e Veriut. Asambleja ofron forum për diplomacinë parlamentare, mbikëqyrjen e zgjedhjeve dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar për përmbushjen e angazhimeve të OSBE-së në lidhje me çështjet politike, të sigurisë,
ekonomike, të të drejtave të njeriut dhe mjedisit jetësor.