Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

Deputeti Kastriot Rexhepi realizoi takim me deputetin britanik z. Martin Vickers

1 min read

Deputeti i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Kastriot Rexhepi realizoi një takim me deputetin britanik z.Martin Vickers i cili qëndron në vendin tonë në vizitë pune si përfaqësues për tregti për Ballkanin Perëndimor i Kryeministrit Boris Xhonson.

Deputeti Rexhepi bëri të ditur se gjatë bisedës janë shkëmbyer mendime për çështjet aktuale dhe për aktivitetet të grupeve tona parlamentare në të dy Kuvendet

“ Z. Vikers si kryetar i grupit parlamentar britanik për miqësi me Republikën e Maqedonisë së Veriut shprehu gatishmëri që së bashku me delegacionin ta vizitojë Kuvendin dhe të riafirmojë angazhimin e përbashkët për bashkëpunim ndërparlamentar më intensiv dhe konstruktiv,” përfundoi Rexhepi.