Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

Dhe zyrtarisht! Cristiano Ronaldo nuk është më lojtar i Manchester United

1 min read

Futbollisti portugez, Cristiano Ronaldo, zyrtarisht do të largohet nga Manchester United dhe do ta ndërpresë kontratën me skuadrën e Old Trafford-it me pëlqim të dyanshëm, sapo ka bërë të ditur ky klub.

“Klubi dëshiron të falënderojë Ronaldon për kontributin e tij të jashtëzakonshëm gjatë dy periudhave të tij në Old Trafford, duke shënuar 145 gola në 346 ndeshje dhe i uron atij dhe familjes së tij çdo të mirë për të ardhmen”, tha klubi.