Dhjetë vjet nga konflikti në “Lagjen e Trimave” – protestohet për drejtësi në Ferizaj dhe Lipjan

Sot shënohen dhjetë vjet nga konflikti i armatosur në “Lagjen e Trimave” në Kumanovë, ku humbën jetën tetë pjesëtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe dhjetë pjesëtarë të grupit të armatosur, ndërsa rreth dyzet të tjerë u plagosën. Me këtë rast, sot në Ferizaj dhe Lipjan pritet të mbahen protesta për të kërkuar drejtësi për të burgosurit.

Procesi gjyqësor për këtë ngjarje nisi në shkurt të vitit 2016 në Gjykatën Penale në Shkup, ku 29 persona u akuzuan për “Organizatë terroriste” dhe “Terrorizëm”. Rasti më vonë u bashkua me lëndën “Rufeja” duke çuar numrin e të akuzuarve në 37, nga të cilët 33 u dënuan, ndërsa katër u liruan nga akuzat.

Ndër të dënuarit, shtatë persona morën dënime me burg të përjetshëm dhe dhjetëra të tjerë u dënuan me nga 12 deri në 40 vjet burg. Në mesin e të dënuarve, 19 janë shtetas të Kosovës dhe të tjerët nga Maqedonia e Veriut. Procesi u karakterizua nga akuza për likuidime pas arrestimeve dhe vazhdon të jetë subjekt i debatit dhe kërkesave për rishqyrtim.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights