Home / Kronika e Zezë / Digjen dy automjete në Vlorë

Digjen dy automjete në Vlorë

Dy automjete janë djegur në Vlorë. Rreth orës 03:00 të mëngjesit, në afërsi të rrugës trans-ballkanike në Vlorë, janë djegur dy automjete që kanë qenë të parkuara.

Loading...

Sipas policisë, zjarri i është vendosur automjetit BMW dhe nga flakët e përhapura ka marrë zjarrë dhe një tjetër automjet që ka qenë i parkuar pranë BMW-së. Policia ka pyetur pronarët e automjeteve dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Loading...