Disa supermarkete filluan të ulin çmimet, inspektorët në terren

Më 21 shkurt 2025, disa supermarkete nisën uljen e çmimeve të produkteve, në përputhje me vendimin e Qeverisë për kufizimin e marzhave të fitimit bruto dhe ngrirjen e çmimeve për disa produkte, që do të jetë në fuqi deri më 30 prill të këtij viti.
Në të njëjtën kohë, inspektorët e Inspektoratit Shtetëror të Tregut filluan kontrollet në supermarkete për të verifikuar respektimin e këtyre vendimeve qeveritare. Sipas Ligjit për Tregtinë dhe Ligjit për Mbrojtjen e Konsumatorëve, gjobat për mosrespektimin e këtyre vendimeve variojnë nga 500 deri në 10,000 euro. Çdo parregullsi mund të raportohet në numrin 191 ose në faqen www.dpi.gov.mk.