Ish-presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se pret të arrestohet në lidhje me një hetim nga prokurori i qarkut të Manhattan javën e ardhshme dhe ka bërë thirrje për protesta.
Në një postim në mediat sociale të dielën, Trump, duke iu referuar vetes, tha se “kandidati kryesor republikan dhe ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara do të arrestohet të martën e javës së ardhshme”.
Ai citon burime në zyrën e prokurorit të qarkut të Manhatanit.
Protestoni, ta kthejmë kombin tonë”, ka shkruar ai.