Dodik: Republika Srpska do të shpallë pavarësinë nëse Schmidt vendos ligjin e pronës
1 min read
Presidenti i Republika Srpska (RS), Milorad Dodik, ka njoftuar se RS do të shpallë pavarësinë, nëse përfaqësuesi i lartë ndërkombëtar në BiH, Christian Schmidt, vendos ligjin e pronës.
Do të shkojmë në Asamblenë Kombëtare të Republikës Srpska dhe do të marrim një vendim për pavarësinë e Republikës Srpska, tha Dodik në Prnjavor.
Deklarata është në përgjigje të pyetjes së një gazetari për të komentuar informacionin se Schmidt po përgatit një ligj për pronën dhe se si do të reagojë Republika Srpska në rast se një ligj i tillë vendoset.
Dodik më herët deklaroi se beson se çështja e pronës është zgjidhur me Marrëveshjen e Dejtonit dhe se pasuria e paluajtshme është e subjekteve, e jo e shtetit të Bosnjë-Hercegovinës, duke hedhur poshtë mundësinë që Parlamenti i Bosnjë-Hercegovinës të miratojë një ligji për pronën shtetërore.