Drejtori i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, dr. Skender Asani, ka reaguar ndaj disa insinuative të shprehura në shtyp ndaj ministres së posazgjedhur teknike të Punës dhe Politikës Sociale, Rashela Mizrahi.
Ai i quan jodinjitoze kualifikimet në llogari të kësaj ministreje se gjoja , ajo ‘është е zënë peng nga regjimi i gruevizmit’.
Pa hyrë shumë në detaje dhe analiza rreth profesionalizmit të saj, dr. Asani shprehet i bindur se një përfaqësues i komunitetit hebre, siç është zonja Rashela Mizrahi, paraqet vlerë të shtuar për politikën, shoqërinë dhe shtetin tonë, prandaj janë të papranueshme insinuatat që hedhin hije mbi profilin e saj, duke e kontestuar, në një pjesë të mediave , të drejtën e saj për të qenë bartëse e një funksioni të rëndësishëm shtetëror.
“Pavarësisht origjinës së saj hebreje, Rashela Mizrahi është qytetare e këtij shteti dhe ajo ka të drejtë të jetë përfaqësuese e Qeverisë sonë. Mund të debatohet rreth profesionalizmit dhe përkatësisë së saj partiake, por origjina e saj hebreje, është e drejtë e saj dhe askush nuk ka të drejtë ta mohojë këtë. Nuk ka hapësirë për anisemitizëm në Maqedoninë e Veriut dhe gjithmonë do të luftojmë kundër asntisemtizmit, ngajshëm sikur gjatë Luftës së Dytë Borëore kur dhjetëra familje hebreje u shpëtuan nga dora e zezë naziste falë solidaritetit dhe sacrifices së shkupjanëve bujarë. Populli hebre është model i mbrojtjes së dinjitetit njerëzor, kurse zonja Mizrahi është reflektim i këtij modeli, të cilin duhet ta ruajmë si sytë e ballit”, është shprehur dr. Skender Asani, drejtori i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në Shkup.