Ballina Lajme Drejtori Enuzi: Sot nënshkruam memorandum bashkëpunimi me qytetin Konia në Turqi

Drejtori Enuzi: Sot nënshkruam memorandum bashkëpunimi me qytetin Konia në Turqi

Spread the love

Drejtori i Ndërmarrjes Publike Higjiena Komunale-Shkup, Zudi Enuzi përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në facebook ka informuar se sot gjatë vizitës në Konia të Turqisë bashkë me deledacionin e Qytetit të Shkupit të udhëhequr nga kryetarja Danella Arsovska është nënshkruar një memorandum bashkëpunimi mes dy qyteteve.

Sipas drejtorit Enuzi kontribut të rëndësishëm nga ky bashkëpunim dypalësh do të ketë edhe NP Higjiena Komunale-Shkup që ai drejton edhe atë përmes shkëmbimit të përvojave dhe forcimit të kapaciteteve logjistike dhe teknike.

Ky është postimi i plotë i drejtorit të Ndërmarrjes Publike Higjiena Komunale-Shkup, Zudi Enuzi:

Në kuadër të vizitës treditore në Turqi bashkë me kryetaren e qytetit të Shkupit,

znj. Danella Arsovska dhe z. Husrev Emin kryetar i MATUSITEB-it (Lidhja e organizatave joqeveritare turke në Maqedoni) realizuam një takim të frytshëm me kryetarin e qytetit Konja, z.Ugur Ibrahim Altaj, me të cilin nënshkruam një memorandum bashkëpunimi.

Me këtë rast, Brigadës Zjarrfikëse të qytetit të Shkupit do t’i dhurohet një automjet zjarrfikës, si vulë për fillimin e këtij bashkëpunimi.

Kontribut të rëndësishëm nga ky bashkëpunim dypalësh do të ketë edhe NP Higjiena Komunale-Shkup, përmes shkëmbimit të përvojave dhe forcimit të kapaciteteve logjistike dhe teknike.

Ky përfitim fillestar është dëshmi për përfitimet tjera vijuese që burojnë nga bashkëpunimet dypalëshe e të cilat janë shumë të rëndësishme për qytetarët.

https://fb.watch/dgY-BUXVVG/