Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

Drejtori Halili pret në takim homologun kroat, Botica: Diskutohet bashkëpunimi në fushën e transmetimit të sinjaleve digjitale dhe rrjeteve

1 min read

Takim i frytshëm me homologun kroat, drejtori i OIV Radiodifuzionit të Kroacisë z. Mate Botica, ku biseduam për memorandum bashkëpunimi në fushën e transmetimit të sinjaleve digjitale dhe të rrjetave, si dhe kyçjen e Radiodifuzionit Nacional të Maqedonisë së Veriut në konsorciumin e drejtorive të ngjashme në vendet e Evropës Juglindore.

Njëherit, infrastruktura e repetitorëve dhe antenave të Ndërmarrjes tonë do të shfrytëzohet për realizimin e një projekti për monitorim të zjarreve në pjesët malore, për të sinjalizuar organet kompetente të ndërmarrin hapat e duhur në kohë.