Drejtori i Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës (AZGj), Ylber Sela i shoqëruar nga ekipi i tij, vizitoi IShP Klinikën Universitare të Kirurgjisë së Fëmijëve në Shkup.
Ata u pritën nga drejtori i kësaj klinike, Elmedin Asani. Me këtë rast Sela e Asani biseduan për nivelin e zbatimit të Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve në këtë institucion të shëndetit publik.
Gjatë këtij takimi u konstatua se drejtori Asani ka ndërmarrë veprime konkrete dhe ka avancuar përdorimin e gjuhës shqipe në institucionin që ai drejton.
Palët u zotuan për të thelluar bashkëpunimin ndërinstitucional nëpërmjet ndihmës konkrete që drejtori Sela i ofroi këtij institucioni në përkthimin dhe lektorimin e materialeve të rëndësishme siç e parasheh Ligji i Përdorimit të Gjuhëve.