Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

Drejtori Memedi dhe kryeministri Zaev inspektojnë punimet në Krivogashtani-Zhitoshë

1 min read

Kryeministri i RMV-së, Zoran Zaev së bashku me drejtorin e NP “Rrugët e Maqedonisë së Veriut”, Bekim Memeti, sot kanë inspektuar punimet në aksin rrugor Krivogashtani-Zhitoshë.

“Investojmë në projekte infrastrukturore për të përmirësuar kushtet e jetesës së qytetarëve, për një standard më të lartë jetese dhe një përshpejtim të zhvillimit ekonomik.

Me ministrin Boçvarski, kryetarët e komunave të Krushevës, Krivogashtanit dhe Dolnenit dhe drejtorin e NP “Rrugët e Maqedonisë së Veriut”, inspektuam rrugën Krivogashtani – Zhitoshe.

Pas më shumë se 25 vjetësh, kjo rrugë 10 km e gjatë po rindërtohet, e cila ka një rëndësi të madhe për të gjithë rajonin” ka shkruar Zaev përmers Facebook.