Home Lajme Dritan Bexheti zgjidhet kryetar i degës së Alternativës në Tetovë

Dritan Bexheti zgjidhet kryetar i degës së Alternativës në Tetovë

0

Sonte, me datë 31.03.2022, u mbajt mbledhja e parë e përbërjes së re të Kuvendit të Degës së Alternativës në Tetovë ku në mënyrë unanime, Dritan Bexheti u zgjodh kryetar i degës së Alternativës në Tetovë me mandat të plotë katër vjeçar.

Komisioni zgjedhor i degës i udhëhequr nga Prof. Gazmend Aliu, në prag të Kongresit të I-rë ka organizuar zgjedhjet e brendshme me ç’rast ka rithemeluar nëndegët e saj, ka zgjedhur kryetarët e nëndegëve dhe organet e tyre si dhe anëtarët e rinj të Kuvendit të degës.

Në fund, me një fjalim rasti, kuvendarëve të degës dhe të pranishmëve ju drejtua kryetari i deritanishëm i degës Mr. Faton Selami si dhe nënkryetari i Alternativës, njëherit edhe deputet në parlamentin e RMV, z. Hysni Ismaili të cilët i përshëndetën të pranishmit dhe u dëshiruan punë të mbarë kuvendarëve dhe kryetarit të ri të degës.

Previous articlePetkov: Agjentët rusë kanë punuar kundër marrëdhënieve të mira mes Shkupit dhe Sofjes
Next articleTre çmimet për paqe prej 47.500 eurosh, Zaev i destinoi në fondin kundër Covid 19