Edin Dzeko refuzoi të largohej nga Interi për në Borussia Dortmund, raporton Calciomercato.
Gjigantët gjermanë u gjendën në telashe të mëdha pasi Sebastian Haller zbuloi se kishte kancer në testikuj vetëm disa javë pasi Borussia e solli atë nga Ajax për një tarifë prej 31 milionë euro, kështu që ai shkoi në kërkim të një zgjidhjeje të përkohshme në qendërsulmues, por zgjidhja padyshim që nuk do të jetë Džeko.
Mediat gjermane shkruajnë se Borussia tani do të shkojë për Krzysztof Piatek nga Hertha.