Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

E konfirmon edhe Komisioni i arbitrëve pranë FFM-së, dy gola të Voska Sport kundër Pelisterit padrejtësisht të anuluar

2 min read

Reagim nga KF “Voska”:

Atë që neve si skuadër e elaboruam dhe e zbuluam para opinionit, e që kishte të bëjë me dy golat tonë të anuluar padrejtësisht në ndeshjen kundër #Pelisterit në Manastir, sot ka marrë konfirmimin edhe nga organi përgjegjës, Komisioni i arbitrëve pranë #FFM-së.
Këta të fundit përmes analizës së tyre që e praktikojnë tashmë pas çdo xhiroje të përfunduar, kanë konfirmuar gabimet e treshes së arbitrëve me në krye #Marjan Mlladenovskin, në ndeshjen kundër Pelisterit, e vlefshme për javën e 6-të në Ligën e Dytë.
Më poshtë mund të lexoni edhe vlerësimin e tyre
Minuta e 8️⃣1️⃣-të: VLERËSIM I GABUAR NGA NDIHMËSI I DYTË I MLLADENOVSKIT (kishte treguar pozitë jashtë loje) ❎⛔️🛑❌
Në zonën e penaltisë së vendasve, njëri nga futbollistët e sulmit të skuadrës mysafire ia kaloi topin shokut të skuadrës, i cili shënoi gol.
Vendim i gabuar i ndihmësit të dytë të arbitrit (🛑Slagjan MARKOSKI🛑), që akordoi pozicion jashtë loje, pasi në momentin e kalimit të topit nga shoku i skuadrës, lojtari i mysafirëve ishte në vijë me lojtarin e parafundit të mbrojtjes vendase.
Minuta e 8️⃣7️⃣-të: VLERËSIM I GABUAR NGA ASISTENI I DYTË I MLLADENOVSKIT (kishte treguar pozitë jashtë loje) ❎⛔️🛑❌
Një nga futbollistët e skuadrës mysafire harkoi në zonën e penaltisë së vendasve, dy futbollistë kundërshtarë u hodhën mbi të, mbrojtësi vendas goditi topin me kokë i cili më pas nga koka e futbollistit mysafir nga reparti i sulmit, arriti deri tek shoku i tij i skuadrës (Emini) që shënoi gol.
Vendim i gabuar i ndihmësit të dytë të arbitrit (🛑Slagjan MARKOSKI🛑) që sinjalizoi pozicion jashtë loje, edhe pse goli ishte i rregullt, pasi në momentin kur sulmuesi i skuadrës mysafire ka luajtur me kokë, shoku i tij i skuadrës ka qenë në vijë me lojtarin e parafundit të mbrojtjes së vendasve.