Kancelari gjerman Olaf Scholz do të organizojë një darkë për liderët e BE-së dhe presidentin e Këshillit Evropian Charles Michel sonte në Berlin për të diskutuar mbi axhendën strategjike të Bashkimit.
Diskutimi është bërë me iniciativën e Michel, i cili javën e kaluar u bëri ftesë drejtuesve të Unionit për të marrë pjesë në darka ku do të diskutohet axhenda strategjike dhe e ardhmja e BE-së.
Një darkë e tillë është planifikuar për nesër në Kopenhagë, ndërsa të enjten në Zagreb.
– Kam kënaqësinë t’ju ftoj në darkë për të vazhduar diskutimet tona mbi Agjendën Strategjike dhe prioritetet për ciklin e ardhshëm institucional, bazuar në shkëmbimin tonë të parë të frytshëm të pikëpamjeve në Granada. Falë mikpritësve tanë, këto diskutime do të zhvillohen në grupe të vogla në Paris, Berlin, Kopenhagë dhe Zagreb gjatë këtij muaji, thuhet në ftesë Michel.