Lëvizja e lirë dhe siguria e kujtdo që punon dhe na viziton është më e rëndësishmja për ne dhe për ta bërë këtë, marrim vazhdimisht të gjitha masat që kemi në dispozicion, thonë East Gate Mall.
Në lidhje me ngjarjen e ndodhur pasditen e djeshme në nivelet nëntokësore të qendrës tregtare, kompania është në komunikim me organet kompetente dhe po bashkëpunon për zbardhjen sa më të shpejtë të rastit.
– Ne i kuptojmë plotësisht shqetësimet e punonjësve dhe vizitorëve dhe na vjen keq për situatën e pakëndshme në të cilën u gjendën disa prej tyre. Qendra jonë funksionon sipas standardeve më të larta dhe të gjitha rregullat e sigurisë respektohen gjatë funksionimit të përditshëm. Për sigurinë e të gjithë personave ne zbatojmë të gjitha masat që kemi në dispozicion sipas ligjeve. Në këtë drejtim kemi bashkëpunim të rregullt me organet kompetente. Ne do të vazhdojmë t’i zbatojmë këto parime të punës dhe do të bëjmë çdo përpjekje për t’i bërë ato edhe më të mira dhe më efikase në të ardhmen – thekson East Gate Mall.