Egzon Tairi i KF Besës i nënshtrohet me sukses operimit pas lëndimit ndaj Shkëndijës

Futbollisti i KF Besës, Egzon Tairi, është operuar me sukses gjatë ditës së sotme, si pasojë e një lëndimi të pësuar në ndeshjen e fundit kundër KF Shkëndija.
Nga klubi konfirmojnë se ndërhyrja kirurgjikale ka kaluar pa komplikime dhe lojtari tashmë ka nisur fazën e parë të rikuperimit.
“I urojmë Egzonit shërim të shpejtë dhe të plotë. Jemi të bindur se do të rikthehet në fushë më i fortë dhe më i motivuar se kurrë,” thuhet në njoftimin e klubit.
KF Besa dhe tifozët e saj i qëndrojnë pranë Egzonit në këtë periudhë dhe presin me padurim rikthimin e tij në fushën e gjelbër.