Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

Ekonomia britanike shmangi recesionin në tremujorin e dytë

1 min read

Prodhimi i Brendshëm Bruto u rrit me 0.2% në prill-qershor 2022, nga vlerësimi i mëparshëm për një rënie prej 0.1%.

Ekonomia e Britanisë u rrit në tremujorin e dytë, duke arritur të shmangë recesionin pavarësisht krizës së kostos së jetesës së vendit.

Prodhimi i Brendshëm Bruto u rrit me 0.2 për qind në periudhën prill-qershor 2022, një rritje e papritur nga vlerësimi i mëparshëm për një rënie prej 0.1 për qind, tha të premten zyra e statistikave të vendit.

Të dhëna të veçanta treguan se deficiti i llogarisë korente të Britanisë u ngushtua në 33.8 miliardë paund (37.6 miliardë dollarë).

Shërbimet u rritën me 0.2 përqind, krahasuar me vlerësimet e mëparshme për një rënie prej 0.4 përqind, të udhëhequr nga sektorët e shëndetësisë dhe punës sociale, financave dhe sigurimeve dhe aktiviteteve profesionale, shkencore dhe teknike, raportoi Trading Economics.