Slot Thailand
Slot Thailand
Toto Macau
Slot88
Slot Ovo
Slot Ovo
Anti Rungkad
Depo Slot
Slot Jp
Slot Zeus
Mpo Slot
Ekspozita e artistit malazez Xhelosh Xhokaj në bashkëpunim me Muzeun dhe Galerinë e Podgoricës - Koha News
Ekspozita e artistit malazez Xhelosh Xhokaj në bashkëpunim me Muzeun dhe Galerinë e Podgoricës 1

Më 20 dhjetor (e premte), në Galerinë Nacionale, objektin Malla Stanica, do të hapet ekspozita e artistit malazez Xhelosh Xhokaj. Në hapjen e ekspozitës do të drejtohen ambasadorja e R. së Malit të Zi, E.S. Marija Petroviç, znj. Liljana Kollunxhiç, ndihmës drejtore e Muzeut dhe Galerisë nga Podgorica dhe drejtorja e Galerisë Nacionale të RM së Veriut, dr. Dita Starova Qerimi. Të tre zonjat me rastin e hapjes së ekspozitës, zyrtarisht do ta promovojnë nisjen e bashkëpunimit me Muzeun dhe Galerinë e Podgoricës, në pritje të shkëmbimit të frytshëm të përvojave, njohurive dhe reciprocitetit në ndërmarrjen e ekspozitave, me të cilat publiku maqedonas do të mund nga afër të njihet me artin bashkëkohor malazez, dhe e kundërta, RM së Veriut do të ketë mundësi të paraqitet me prezantime autentike të artit figurativ në zemrën e Malit të Zi – Podgoricë.

Xhelosh Xhokaj është artist malazez me origjinë shqiptare, i cili i takon brezit të artistëve të Vlladimir Veliçkoviç dhe Dushan Xhamonja, brez ky i cili nuk dëshiron të harrohet dhe të ndahet nga brezi paraprak, pra, surrealist, gjegjësisht, brezi i Stupicës dhe i brezit abstrakt të Lubardës. Ai ka të afërt estetikën e realizmit shoqëror rural, e pastaj estetikës së metafizikut Hegedushiç, me një projektim të caktuar të tipareve të caktuara tipike kombëtare, në kuadrin e përvojës estetike të Evropës.

Kritika përkufizon atë si një lirik mendjemprehtë, të obsesionuar në veprat me dhunën e së kaluarës dhe së tashmes, duke bartur personazhet e veta të plagosura dhe të thyera nëpër tokën mediterane të mbuluar me hi, me ngjyra të fuqishme plumbi, për ta marrë me vete viktimën vetjake për njerëzimin. E quajnë edhe piktor të së tashmes teknologjike, të cilën ndiejmë si pjesë e së kaluarës, nëpër të cilën po ecën një robot, i lumtur si fëmijë pa brenga, dhe nga sytë dhe duart e të cilit rriten rrënjë nga arteriet e të cilit pikon gjak. Është piktor i shpërnguljeve të mëhershme dhe të ardhshme. Ai vizaton, ngjyros dhe formon një pikturë të ngurtë, të metalizuar, koha e së cilës shtrihet në pafundësinë, ngjashëm me ëndrrat më të mundimshme.

“Portretet janë një nga motivet kryesore në opusin tim. Si djalë i ri, unë përjetova luftën, kështu që mbaja në kujtesë koka të torturuara. Nga tregimet e të moshuarve, mu kujtua se ata po flisnin për prerje të kokave dhe ngulje në lell, kështu që ky motiv mbeti i paharruar për mua. Gjithmonë jam orvatur t’i zbusja këto motive, kështu që ato do marrin formën e lirikës, sepse mendoja se martirizimi dhe tragjedia në krijim janë të rënda dhe pak të papranueshme. Andaj, kritikët artistikë, të motivuar nga veprat e mia, më quajtën lirik i cili nuk harrohet” – thotë Xhelosh Xhokaj për krijimtarinë e vet.

Sellma Xheçeviç, kuratore nga Muzeu i Podgoricës, e cila kishte hulumtuar opusin e Xhokajt, shkroi: “Skena artistike malazeze, e cila trashëgon një traditë të gjatë, është pranuar për poetikën e vet artistike e cila duket e shumëllojshme dhe e ndërlikuar. Nëse shikojnë praktikat tona të kaluara artistike, do të vërejmë breza të artistëve që kultivojnë një shprehje të posaçme dhe origjinale, pavarësisht nëse bazohet në traditë, apo kundërshtojnë atë. Thjeshtë, flet për fuqinë e pashtershme të skenës sonë artistike, e cila manifestohet në shumë shprehje kreative, shpesh të pranuara dhe jashtë kufijve të vendit tonë. Një nga artistëve, jeta e të cilit krijuese la gjurmën e vet në zhvillimet e fundit artistike nëpër tërë Italinë dhe Gjermaninë, është piktori nga Mileshi, afër Podgoricës, pra, Xhelosh Xhokaj. Opusi i vëllimshëm artistik, i cili përfshin pikturë me ngjyrë dhe pikturim në murr, grafika dhe vizatime, dëshmon për potencialin e rrallë kreativ të artistit. Megjithatë, mediumi nëpër të cilin procesi artistik dhe teknologjik i Xhokajt më së bindshmi transponoi botën e tij artistike, ka të bëjë me grafikat që e bënë atë një nga artistët më të shquar të Jugosllavisë, kur bëhet fjalë për këtë teknikë.”

Kjo ekspozitë është e fundit nga projektet e programit për vitin 2019, me të cilën rrumbullakohet një vit jashtëzakonisht i frytshëm dhe i suksesshëm kalendarik. Të gjithë artdashësve dhe miqve të Galerisë u dëshirojmë festa të këndshme të fundvitit dhe shumë suksese në Vitin e Ri!

 

 

By vull