Elbasan, ndeshja Dinamo City – Partizani shtyhet për më 10 maj për shkak të Giro d’Italia

Ndeshja Dinamo City – Partizani, e vlefshme për vendin e tretë/katërt në “Abissnet Superiore”, do të zhvillohet më 10 maj në orën 19:00 në stadiumin “Elbasan Arena”, në vend të datës fillestare 9 maj.
Federata Shqiptare e Futbollit njoftoi se ndryshimi është bërë për shkak të zhvillimit të garës ndërkombëtare Giro d’Italia në Shqipëri, më 9, 10 dhe 11 maj, e cila do të sjellë bllokim rrugësh në disa zona të vendit.
Vendimi për shtyrjen e ndeshjes u mor pas konsultimeve me Policinë e Shtetit dhe në dakordësi me klubet e Dinamo City-t dhe Partizanit.