Me kalimin e vendit në fazën e dytë të Marrëveshjes së stabilizim asociimit (MSA), personat fizik dhe juridik mund të investojnë në pasuri të paluajtshme dhe letrat me vlerë jashtë vendit, theksojnë kështu nga Ministria e financave.
`Kalimi në fazën e dytë të MSA-së ofron mundësi jo vetëm më të mëdha për investime për personat fizik dhe juridik, por edhe një shkallë më të madhe të integrimit të tregut të brendshëm financiarë në tregjet financiare ndërkombëtare. Gjithashtu lehtëson lëshimin dhe regjistrimin e letrave me vlerë të huaja në vendin tonë, si dhe letrat me vlerë të vendit në vendet e huaja. Investimi në tregjet financiare të huaja duhet të bazohet në një numër informacionesh mbi të cilat bazohen pritshmëritë e subjekteve ekonomike në të cilat është planifikuar investimi. Prandaj supozohet se qytetarët, veçanërisht individët që vendosin të investojnë jashtë vendit, janë të informuar mirë në lidhje me ndikimin e mundshëm të vendimeve të tyre, ata kanë krijuar pritshmëri të qarta për rendimentet dhe shkallën e rrezikut, si dhe janë të njohur me detyrimet e tyre tatimore. Qytetarët resident duhet të marrin në konsideratë dhe të respektojnë detyrimet që rrjedhin nga Ligji për operacionet në shkëmbim të jashtëm që ka të bëj me regjistrimin dhe raportimin për transaksionet. Ndalesa për hapje të llogarive për personat fizik dhe juridik në bankat e huaja mbetet ende në fuqi, me përjashtim të rasteve të parashikuara me vendim për mënyrën dhe kushtet në të cilat qytetarët që janë në banka të paautorizuara mund të hapin dhe mbajnë llogari jashtë vendit`, kështu sqaron në detaje zv.ministrja e financave, Dr. Shiret Elezi.
Më 25 janar, 2019 u publikua `Vendimi për të kaluar në fazën e dytë të Marrëveshjes së Asociimit midis Maqedonisë dhe Komunitetit Evropian dhe shteteve anëtare të tij` (`Gazeta zyrtare` nr. 17 e 25 janar, 2019). Me këtë lajm, në kuadër të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, dispozitat e nenit 11, paragrafi 1, të nenit 13, paragrafi 2, neni 14, paragrafët 4, 5, 6 dhe 7 dhe neni 15 paragrafi 3 i Ligjit për operacioneve të këmbimit valutor që kanë qenë kufizuar mundësitë e investimit të personave fizik dhe juridik rezident jashtë vendit. Në të njëjtën kohë, Këshilli i Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë miratoi Vendimin për ndërprerjen e vlefshmërisë së Vendimit mbi kushtet që duhet të plotësohen nga letrat me vlerë jashtë vendit, në të cilat një bankë e autorizuar mund të investojë. Miratimi i këtij vendimi ka për qëllim liberalizimin e mëtejshëm të rrjedhave nga llogaria kapitale dhe financiare.
`Me nënshkrimin e MSA-së, vendi ynë obligohet të respektojë parimet themelore mbi të cilat është bazuar treg i vetëm i Unionit Evropian, që do të thotë lëvizja e lirë e kapitalit deri në fazën plotësisht të liberalizimit të fluksit të llogarisë kapitale dhe financiare. Shumica e transaksioneve kapitale, të tilla si operacionet e kreditit, investimet e huaja direkte, investimet jo-rezidente në letrat me vlerë dhe pasuritë e paluajtshme, edhe më parë ishin liberalizuar. Pranimi në fazën e dytë të MSA do të thotë liberalizim i mëtejshëm i flukseve të kapitalit`, thotë kështu zv.ministrja Elezi.