Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

Elodie Mehmetaj, shqiptarja që po shndrit në volejboll në Zvicër

1 min read

Elodie Mehmetaj është një nga vajzat vizionare nga Deçani i Kosovës, e cila jetën dhe karrierën po e zhvillon në Zvicër. Studion për Drejtësi dhe është vetëm 17 vjeçe. Pasioni dhe gjithë jeta e saj tani vërtiten rreth sportit të volejbollit. Ajo u bë pjesë e ekipit të Zvicrës, falë përgatitjeve dhe punës së saj!
E njohur si e vetmja shqiptare që luan në Zvicër, përkushtimi i saj në sport dhe performancat e dalluara e ndihmuan shumë.

Elodie, me një emër kaq të veçantë ashtu si edhe angazhimet e saj nuk e lë anash asnjëherë sportin, e konkretisht volejbollin, sepse krahas mësimit dhe studimit, ajo vazhdon angazhimin në sport e stërvitje.
Kjo gjë sipas, Elodie është sfiduese për një student të zakonshëm, por pasioni që ka për volejbollin dhe eksperienca që ka fituar te ekipi zvicerain, në kohën që ajo është në kulmin e përgatitjeve të veta sportive ia bëjnë rrugëtimin pak më të lehtë.

Studentja e dalluar nga volejbollistja që po mahnit me talentin e saj edhe në Zvicër, Elodie ka një mesazh për të gjitha vajzat shqiptare.
“Dua të jap një mesazh për të gjitha vajzat, është të merren me sport dhe që gjithmonë të ndjekin ëndrrat e tyre. Puna e palodhshme gjithmonë shpërblehet! Ne gjithashtu i urojmë shumë suksese Elodies…!