Empoli eliminon Juventusin, presidenti Corsi vlerëson Ismajlin

Advertisement
Advertisement
Empoli ka shkaktuar surprizën në Kupën e Italisë duke eliminuar Juventusin, ndërsa mbrojtësi shqiptar Ardjan Ismajli ishte në fushë për një pjesë loje.
Presidenti i Empolit, Fabrizio Corsi, vlerësoi kontributin e Ismajlit, duke e konsideruar rikthimin e tij një faktor kyç për skuadrën. “Kemi rikuperuar dy lojtarë të rëndësishëm si Ismajli dhe Marianucci, dhe kjo solli efektet e veta pas një periudhe të vështirë,” tha Corsi, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së mentalitetit të duhur për vazhdimin e sezonit.
Advertisement