Enver Ramadani largohet nga KF Besa-Dobërdoll: “Një kapitull i paharruar në jetën time profesionale”

Trajneri i portierëve të KF Besa-Dobërdoll, Enver Ramadani, ka përmbyllur zyrtarisht rrugëtimin e tij me klubin, duke shprehur mirënjohjen dhe emocionet e ndarjes përmes një mesazhi të ndjerë drejtuar lojtarëve, stafit dhe udhëheqësisë.

“Ka qenë një nder dhe kënaqësi e veçantë të jem pjesë e këtij klubi në rolin e trajnerit të portierëve. Gjatë kësaj kohe, jo vetëm që kemi punuar për përmirësim në fushë, por kemi ndërtuar edhe një familje,” – u shpreh Ramadani.

Ai falënderoi veçanërisht portierët me të cilët ka punuar, për përkushtimin dhe respektin që kanë treguar. Në fjalimin e tij, Ramadani nuk la pa përmendur edhe stafin drejtues dhe familjen Tahiri Haxhi Muhameti, bashkë me djemtë Zijadini dhe Elhami, për besimin dhe mbështetjen e pakursyer.

“Edhe pse rrugët tona ndahen, ju uroj suksese të mëtejshme në çdo garë dhe shpresoj që rrugët tona të kryqëzohen sërish në të ardhmen,” përfundoi ai.

Me largimin e Ramadanit, KF Besa-Dobërdoll humb një profesionist me përvojë dhe pasion të jashtëzakonshëm për punën me portierët, ndërsa ai mbetet pjesë e rëndësishme e historisë së klubit.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights