I dërguari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha sot në Ohër se pret finalizimin e aneksit për zbatimin e Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës .
“Ne nuk jemi të fokusuar në nënshkrimin, por në finalizimin e marrëveshjes”, tha Escobar në një intervistë për Radion Evropa e Lirë.
Ai theksoi se të dyja palët nuk mund të zgjedhin se çfarë të zbatojnë dhe çfarë jo nga kjo marrëveshje.