Everton akuzohet për shkelje të Fair Play-it financiar
1 min read
Premier League ka hapur një rast kundër Everton për shkeljen e rregullave të Fair Play Financiar (FFP) sezonin e kaluar. Pas hetimit të komisionit të pavarur, Everton raportoi humbje totale prej 371.8 milionë funte, periudhë në të cilën iu lejua një humbje prej 105 milionë funte sipas rregullave të Premier League.
Sipas The Guardian, Premier League nisi hetimin me kërkesë të shefit ekzekutiv të Leeds United, Angus Kinnear dhe kryetarit të Burnley, Alan Pace sezonin e kaluar. Kjo u pasua nga një hetim 10-mujor dhe tashmë Everton, i cili tashmë është përfshirë në një luftë për mbijetesë, kërcënohet me një dënim financiar, si dhe me një zbritje të mundshme pikësh.