F.C. Struga TRIM & LUM nesër zhvillon testin e parë në Turqi

1 min read
F.C. Struga TRIM & LUM sot në mëngjes arriti në Turqi, ndërsa pasdite zhvilloi edhe stërvitjen e parë në tokën turke në prag të ndeshjes së nesërme kundër skuadrës së Lokomotiv Tashkent.
Miqësorja me skuadrën nga Uzbekistani do të jetë testi i parë për ekipin tonë dhe mundësi e mirë për të parë formën momentale të skuadrës.
Ndeshja luhet me fillim në ora 13:00 sipas kohës sonë lokale, ose 15:00 sipas kohës lokale në Turqi.
Detajet e ndeshjes:
E mërkurë, 25 janar 2023
Ndeshje miqësore
🆚 Lokomotiv Tashkent (UZB) | ⏱ 15:00 (TR), 13:00 (MK)