Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

Facebook News po hapet edhe në Francë

1 min read

Nga e marta, Facebook do të ofrojë shërbimin “News feed” për përmbajtjen e lajmeve në Francë – Facebook News, i cili do të jetë një garanci për shikueshmëri më të mirë të mediave dhe përgjigje ndaj akuzave për dezinformim ndaj atij rrjeti social.

Shërbimi fillimisht do të kufizohet në një numër të vogël përdoruesish francezë të Facebook.

Ai duhet të shtrihet për të gjithë përdoruesit në Francë deri në maj, tha Meta, një kompani amerikane që zotëron rrjetin social.

Kështu, Franca bëhet vendi i pestë që hap Facebook News, pas Shteteve të Bashkuara në fund të 2019, Mbretërisë së Bashkuar në janar 2021, Gjermanisë në maj dhe Australisë në gusht.

“Përveç lajmeve klasike në Facebook, Facebook News është një vend ku do të transmetohen vetëm informacione nga burime me reputacion, pasi ato do të prodhohen nga media reale”, tha për AFP Jesper Daub, drejtor i Partnershipit Europe News në Meta.