Home / Teknologji / Facebook shton mjete të reja për të adresuar ngacmimet online!

Facebook shton mjete të reja për të adresuar ngacmimet online!

Facebook është rrjeti më i madh social në botë dhe siç mund të prisni nga një rrjet i kësaj shkalle, ka ngacmime dhe çështje ngacmimi që duhet të adresohen. Facebook vazhdon të shtojë mjete të reja në mënyrë që përdoruesit të mund të mbrojnë veten nga sjellja e keqe në internet. Sot, platforma ka prezantuar disa mjete të reja për këtë qëllim.

Loading...

Përdoruesit tani kanë më shumë kontroll mbi atë se si njerëzit e tjerë bashkëveprojnë me postimet e tyre në Facebook, pasi komentet shpesh mund të përdoren për të ngacmuar dhe për të ofenduar përdoruesit.

Njerëzit tani do të jenë në gjendje të fshehin ose fshijnë komente të shumta në të njëjtën kohë nga menyja e opsioneve në postin e tyre, raporton Ubergizmo.

Kjo veçori është tani në Android dhe desktop, dhe do të lansohet në iOS në muajt e ardhshëm. Facebook thotë se po teston gjithashtu mënyra për t’i lejuar përdoruesit të kërkojnë dhe të bllokojnë lehtësisht fjalët ofenduese nga paraqitja në komente, përcjell Telegrafi.

Përdoruesit tani mund të raportojnë nëse dikush është ngacmuar nëpërmjet menysë mbi postin për të cilin ata janë të shqetësuar.

Sapo të raportohet një post, do të shqyrtohet nga ekipi i Operacioneve të Komunitetit në Facebook, i cili do të përcaktojë nëse komenti duhet hequr.

Nëse një postim raportohet dhe nuk hiqet pas shqyrtimit, përdoruesit do të jenë në gjendje të kërkojnë një rishikim të dytë në qoftë se ata besojnë se ekipi ka bërë një gabim në lejimin e postimit në platformë.

Loading...