Fajon: Do t’i paralajmëroj aleatët e NATO-s për situatën në Ballkanin Perëndimor

Ministrja e Jashtme e Sllovenisë, Tanja Fajon, deklaroi sot në Bruksel se në takimin e ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s do të paralajmërojë aleatët për situatën në Ballkanin Perëndimor, duke theksuar se ajo po ndjek me kujdes zhvillimet në Bosnje dhe Hercegovinë, Serbi dhe Kosovë.

Pas mbërritjes në takimin dy-ditor ministror në selinë e NATO-s, Fajon u tha gazetarëve se Aleanca nuk duhet ta neglizhojë Ballkanin Perëndimor, por duhet të vazhdojë të jetë e angazhuar në këtë rajon politikisht të paqëndrueshëm.

“Do të përqendrohem edhe te Ballkani Perëndimor, i cili është fqinj i drejtpërdrejtë i Sllovenisë. Po i ndjekim zhvillimet në Serbi dhe Bosnje dhe Hercegovinë, si dhe në Kosovë pas zgjedhjeve”, tha Fajon.

Ajo deklaroi se Sllovenia po e ndjek “me shumë kujdes” situatën në Bosnje dhe Hercegovinë dhe shtoi se dëshiron që ky vend të mbetet në rrugën evropiane dhe të jetë një shtet pa tensione.

“Dëshirojmë të shohim një vend të qëndrueshëm, me një lidership të përkushtuar ndaj reformave evropiane. Sllovenia ofron mbështetje për Bosnje dhe Hercegovinën dhe dëshiron që ajo të mbetet në rrugën evropiane, të jetë një vend pa tensione, sepse jetojmë në një kohë kur na duhet të shohim një udhëheqje të fortë, të përkushtuar ndaj sigurisë dhe mirëqenies së qytetarëve”, shtoi Fajon.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights