Faleminderit, Kocev! Shkëndija përfundon bashkëpunimin me mbrojtësin e djathtë

Mbrojtësi i djathtë Stefan Kocev nuk do të jetë pjesë e kuqezinjëve në të ardhmen. Klubi e falënderon Kocevin për kontributin në fanellën kuqezi.

KF Shkëndija komunikon përfundimin e bashkëpunimit me mbrojtësin e djathtë Stefan Kocev, i cili nuk do të jetë pjesë e skuadrës në edicionin e ardhshëm.

Kocev ishte pjesë e ekipit që fitoi titullin e kampionit në sezonin 2024/25, duke dhënë kontribut të vlefshëm në repartin defanziv dhe duke treguar profesionalizëm gjatë gjithë kohës së qëndrimit në klub. Pavarësisht fundit të bashkëpunimit shtipjani do të vazhdojë të stërvitet me ne deri në udhëtimin e skuadrës për në fazën përgatitore në Slloveni.

Klubi e falënderon Stefan Kocevin për përkushtimin dhe angazhimin me fanellën kuqezi, dhe i dëshiron shëndet, fat dhe suksese të mëtejshme në karrierë.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights