Ke Çfarë Lexon!
Sipas informacioneve nga Bursa e Maqedonisë, është blerë 100% e kapitalit bazë, që do të thotë se tani klubi ka pronarë të rinj. Bëhet fjalë për “Cevahir” turk, për të cilin EKIPA ka shkruar para fillimit të këtij sezoni.
Me pronarët e rinj, FC Rabotniçki synon t’i rikthehet rrugëve të vjetra të kampionatit, duke pasur parasysh se nga ky sezon ka filluar me investime më serioze në klub dhe në të ardhmen është paralajmëruar se do të ketë edhe më shumë. Synimi është që skuadra të fitojë trofe dhe të rikthehet në rrugët evropiane, ku dikur ishte “heroi nga Dibra Maalo” dhe në Shkup solli emra të mëdhenj si Liverpool, Lacio, Bolton…
Ky është transaksioni që është publikuar sot në faqen e “Bursës së Maqedonisë”.