Fero zbulon imazhin e bashkëshortes së re, fansat vërejnë ngjashmërinë me Arbenita Ismajlin

Ish-reperi Fero ka ndarë për herë të parë pamje të qarta të bashkëshortes së tij të re, duke ngjallur reagime të shumta mes ndjekësve. Fillimisht, ai publikoi një foto nga fëmijëria e saj, ndërsa më pas një video ku çifti shkëmben puthje dhe përqafime.
Fansat vunë re ngjashmërinë e saj me ish-bashkëshorten, modelen Arbenita Ismajli, duke ngritur dyshime se Fero ka kërkuar një vajzë me tipare të ngjashme.
Pas ndarjes nga Arbenita, Fero është përkushtuar fesë islame dhe ka pohuar se bashkëshortja e tij i përket të njëjtit besim. Ndërkohë, kujdestaria e vajzës së tij, Nina, ka qenë një çështje e debatueshme mes tij dhe Arbenitës, me akuza dhe polemika të vazhdueshme.