Fetai: Ligjëroj para studentëve të masterit në shkencat politike në Université libre de Bruxelles (ULB)

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut i angazhuar për Politikat e Qeverisjes së Mirë, Arben Fetai, dje mbajti një ligjëratë në Université libre de Bruxelles (ULB), në Departamentin e Shkencave Politike, me temën “Rruga e Maqedonisë së Veriut drejt Bashkimit Evropian”.

Gjatë ligjëratës, ai pati mundësinë të diskutojë me studentët e masterit në shkenca politike, të cilët sollën pyetje mjaft interesante dhe nxitën një debat të pasur mbi sfidat dhe perspektivat e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut dhe Ballkanit Perëndimor.

Departamenti i Shkencave Politike në ULB është i dyti më i miri në botën frankofone dhe ndër më të mirët në Evropë, një fakt që u reflektua edhe në cilësinë e analizave dhe nivelin e lartë të diskutimeve të studentëve.

Zëvendëskryeministri Fetai shprehu falënderimet e tij për profesorin Jean-Michel De Waele për ftesën dhe për mundësinë që të ndajë vizionin e qeverisë për të ardhmen evropiane të Maqedonisë së Veriut. “Debate të tilla janë tejet të rëndësishme për t’u dhënë vendimmarrësve të së ardhmes një kuptim më të thellë të rajonit dhe vendit tonë, duke rritur mbështetjen për zgjerimin e BE-së – një përpjekje që duhet ta intensifikojmë edhe më shumë,” theksoi Fetai.

Me respekt

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights