Fetai takoi ambasadoren e Greqisë

Zëvendëskryeministri i Qeverisë i ngarkuar për politikat e qeverisjes së mirë, Arben Fetai, sot takoi ambasadoren e Greqisë, Sofia Filipidu, me të cilën bisedoi për mundësitë për bashkëpunim.

Zëvendëskryeministri Fetai informoi për punën e deritanishme të kabinetit dhe për aktivitetet e ardhshme në fushën e luftës kundër korrupsionit, transparencës dhe rifillimit të bashkëpunimit me sektorin joqeveritar.

Ai veçanërisht theksoi rëndësinë për udhëheqjen me Trupit Ndërinstitucional për Koordinimin e Aktiviteteve Kundër Korrupsionit dhe zbatimin e Strategjisë për Transparencë.

Ambasadorja Filipidu shprehu mirënjohje për bashkëpunimin e deritanishëm dhe shprehu gatishmërinë për të shfrytëzuar instrumentin TAIEX, për forcimin e kapaciteteve të kabinetit në arritjen e objektivave prioritare.

 

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights