FFK dhe Komuna e Gjilanit nënshkruajnë Memorandum për ndërtimin e një fushe të re futbolli

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) dhe Komuna e Gjilanit kanë nënshkruar një Memorandum Bashkëpunimi për ndërtimin e një fushe të re futbolli në këtë komunë. Memorandumi u nënshkrua nga presidenti i FFK-së, Agim Ademi, dhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, duke shënuar një hap të rëndësishëm në përmirësimin e infrastrukturës sportive në rajon.

Investimi për këtë projekt do të jetë i përbashkët mes FFK-së dhe Komunës, si pjesë e programit ambicioz të FFK-së “Çdo 45 ditë një fushë futbolli”, që synon të përmirësojë kushtet për zhvillimin e futbollit në të gjithë Kosovën. Fusha e re në Gjilan do të ofrojë mundësi të përmirësuara për klubet lokale, të rinjtë dhe komunitetin sportiv, duke krijuar kushte më të mira për stërvitje dhe kompeticione.

Presidenti Ademi theksoi se ky projekt është një hap i rëndësishëm në realizimin e vizionit të FFK-së për një infrastrukturë moderne futbolli në mbarë Kosovën, ndërsa kryetari Hyseni shprehu mirënjohjen për bashkëpunimin dhe theksoi ndikimin pozitiv që ky investim do të ketë në zhvillimin e sportit dhe angazhimin e të rinjve në aktivitete fizike.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights