AFRIM GASHI MORI PJESË NË HAPJEN E SHTABIT LOKAL NË SHUTO ORIZARE TË SHKUPIT / GASHI: BDI NDËR VITE NUK E PËRFUNDOI SHKOLLËN E VIZBEGUT

vull

Partnerët e koalicionit opozitar Alternativa & Aleanca për Shqiptarët, në prezencën e dy kryetarëve Afrim Gashi dhe Ziadin Sela, sot kanë marr pjesë në hapjen e Shtabit Lokal të koalicionit AAA – ASH, në Shuto Orizare të Shkupit. Në praninë e qindra aktivistëve opozitar, kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, në fjalën përshëndetëse tha:”Komuna e Shuto Orizares ka 1 shkollë në gjuhën shqipe dhe kjo është tepër e ngarkuar. Fëmijët e Vizbegut ecin 3 km në këmbë, në borë e në shi, ndërsa funksionarët e BDI-së në çdo cikël zgjedhor hedhin lopata në SHF të Vizbegut ndërsa asgjë nuk realizojnë. Me fitoren tonë në zgjedhjet lokale të 17 tetorit, do ta realizojmë projektin për shkollën e Vizbegut, të cilën tash e ca vite BDI e ka shëndrruar në TV Novel”, përfundoi Gashi.

Next Post

Ali Ahmeti nga Buteli: Mbështesni Agjendën e blertë, sepse nënkupton jetë më cilësore

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), fushatën parazgjedhore e vazhdoi sonte në komunën e Butelit, duke prezantuar kështu listën e kandidatëve për këshilltar në këtë komunë. Para të pranishmëve fjalim rasti ka mbajtur kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, nënkryetari Izet Mexhiti, Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi si dhe bartësi i listës […]

Subscribe US Now